Sigal

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjes së paligjshmërisë, Policia Kufitare Rinas ndaloi Muhamed (Bledar) Leka, 42 vjeç, banues në Lushnje.

Ndalimi i këtij personi u bë pasi,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 18. 11. 2003,  ka bërë njohjen e vendimit Penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Verona në Itali,  e cila e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 76 – 25 të Kodit Penal.

Shtetasi Muhamed Leka,  erdhi si pasagjer nga jashtë shtetit me Leje Kalimi me emër tjetër, por punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë shfaqur dyshime , dhe pas një intervistimi profesional të kryer nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas,  rezultoi se ishte person në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi i mësipërm,  ju dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme.