Nesër do të lexoni/ “Bashkëpunimi në auditime, një zhvillim i ri për Institucionet Supreme të Auditimit”

622
Në vitet e fundit, bashkëpunimi midis Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI) është zgjeruar
në mënyrë të konsiderueshme. Shtysë e këtij zhvillim kanë qenë kryesisht veprimtaritë e 
Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI): kongreset, komiteteve e përhershme, grupeve e punës, takimet, seminaret etj. Në shumë raste, bashkëpunimi ka qenë gjithashtu rezultat i nismave bilaterale dhe rajonale përmes të cilave Institucionet Supreme të Auditimit vënë në praktikë moton e INTOSAI-t: “Përvoja e ndërsjellë, përfitojnë të gjithë”.
Kështu KLSh ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 14 SAI (Institucionet Supreme të Auditimit të: Sllovenisë, Austrisë, Turqisë, Polonisë, Kroacisë, Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Kuvajtit, Qipros, Malit të Zi dhe Bullgarisë) ku përveç të tjerave është parashikuar edhe bashkëpunimi në veprimtarinë audituese.
Sigal