Nesër do të lexoni/ Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari: Zgjidhjet tona si në botën e qytetëruar

714
Nga vepror HASANI
Korçë- Si në çdo emërim të ri, aq më shumë në nivel rajonal, njerëzit kanë pritshmëritë e tyre, ndaj të gjitha emërimet priten me interes dhe kërshëri të veçantë, pavarësisht nëse ato përfundojnë me zhgënjim ose jo. Interes të veçantë pati edhe për prefektin e ri Dhori Spirollari, i cili prezantoi për publikun vizionin e tij për institucionin në fjalë: “Zgjidhjet që do të ofrojmë, tha ai, do të jenë ashtu si në botën e qytetëruar”. Mesazhi i përcjellë prej tij, përmes mediave, u prit mirë prej banorëve të qarkut Korçë, pasi prej vitesh e vitesh është shpresuar shumë që edhe institucionet tona të merrnin fizionominë e botës së qytetëruar. Me togfjalëshin “si në botën e qytetëruar”, prefekti Spirollari vuri dorën “në plagën” që dhemb te gjithkush. Mbresëlënia qe e pëlqyeshme, pasi fjala e tij u përcoll me sinqeritet, tregoi përkushtim dhe vendosmëri për t’u shkuar punëve deri në fund, jo ashtu siç ka ndodhur deri më sot. Prefektura do të jetë sa më afër njerëzve. Gjithashtu prefekti i sapoemëruar, pati takime edhe me qytetarët, ku sipas burimeve tona, Spirollari mori në konsideratë edhe problematikën e krijuar në Këshillin e Bashkisë Maliq, ku një prej anëtarëve të këshillit në kundërshtim me ligjin mban edhe detyrën e kryeplakut, ashtu sikurse edhe për 35 këshilltarë, të cilët kanë marrë shpërblime pa kryer asnjë punë. Këto shqetësime janë publikuar së pari në gazetën “Telegraf”. Pritet që shkeljet ligjore nga ana e institucioneve vendore t’i kalojnë Gjykatës, ashtu siç ndodh edhe në botën qytetëruar, ku nuk ndodh kurrë që zbatimi i ligjit të anashkalohet. Për këto do të flasim në fund të këtij shkrimi.
Nuk ka dimër të keq, ka masa të këqija
Në përcjelljen e mesazhit për publikun, prefekti i qarkut Korçë, Dhori Spirollari, shfrytëzoi takimin me Shtabin e Emergjencave Civile, si për t’u treguar njerëzve se dimri që po troket do të jetë “prova e parë” e institucionit të prefektit, në përballimin me sukses të të gjitha vështirësive që do të sjellë moti. “Nuk ka dimër të keq, tha Spirollari, por veshje të keqe”. Me metaforën “veshje të keqe”, kishte parasysh marrjen e masave jo efikase. Edhe në këtë aspekt, prefekti i ri përshfaqi një vizion tjetër: “veshja e mirë” nënkuptonte mirë koordinimin e institucioneve përkatëse, pjesëmarrëse në operacionet emergjente ku përgjegjësia e gjithsecilit të ishte e evidentueshme. Pra, gjithkush duhet të mbajë përgjegjësinë që i takon. Nisur nga ky këndvështrim, duket se përfaqësuesit e qeverisjes vendore dhe specialistët e tyre nuk do ta kenë të lehtë t’i shmangen përgjegjësisë që u ngarkon ligji, por as të performojnë dobët. Si shembull konkret, prefekti Spirollari, solli kanalet kulluese, ku për to përgjigjen tri institucione: Bordi i kullimit, Drejtoria e Bujqësisë, dhe Bashkia përkatëse, ku për çdo institucion, theksoi prefekti, përgjegjësitë janë të përcaktuara me ligj.
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf