Shoferi humb kontrollin, makina përplaset me barrierat anësore të rrugës. I plagosuri niset drejt Traumës

Një aksident është shënuar këtë të enjte në aksin Thumanë–Milot, pranë fshatit Gjorem.

Një automjet që lëvizte në drejtim të Veriut, ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës.

NOA

Mësohet se në makinë ndodhej vetëm shoferi, i cili mësohet se ka marrë plagë të rënda.

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që Policia po heton shkaqet e aksidentit.