Habit ish-deputeti i PS: E kam kaluar koronavirusin në fillim të janarit, ja shenjat që kisha

89

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ish-deputeti socialist Nazmir Bilani, pohon se mund të ketë kaluar koronavirusin në fillim të muajit janar.

Bilani ka reaguar në faqen në rrjetin social të mjekut të njohur Gëzim Xhepa, i cili disa ditë më parë postoi faktet që rrëzojnë propogandën e Rilindjes lidhur me shfaqjen e koronavirusit në Shqipëri.

Ish-deputeti shkruan se në 30 dhjetor ka udhëtuar drejt Stambollit dhe është kthyer në Shqipëri më 4 janar. Katër ditë më pas, shkruan ish-deputeti, pra më 8 janar, ai është sëmurur me një temperaturë mbi 39, ndërsa shenjat ishin ato të Covid-19.

Në reagimin e tij, Bilani shkruan se pas një vizite që ka bërë te mjeku i familjes është vënë re prania e një virusi. Ish-deputeti pohon se më pas në familjen e tij janë sëmurur edhe pjesëtarët e tjerë, madje edhe e ëma 85 vjeçare, e cila ka pasur vështorësi në frymëmarje.

“U infektua edhe një fqinji im që më çoi te mjeku i familjes me makinë dhe bashkëshortja e tij. Ajo e kaloi më rëndë se sa i shoqi.

Në familjet e të infektuarve nuk pati të prekur të tjerë”, shkruan Bilani.

Postimi i Nazmir Bilanit

Keto simptoma une i kam kaluar ne Janar.

Duke u gedhire 30 Dhjetori kam udhetuar drejt Hollandes mbasi na kishte ndodhur nje fatkeqesi ne familje.

Bileta ishte: Tirane-Stamboll-Amsterdam.

Ne Stamboll ne avjon ishin nja 7-8 kinez. Une besoj se aty kam mare virusin.

U ktheva ne 4 Janar dhe ne 8 Janar kam zen krevatin per pese dite me 39 e gysem. Temperatura nuk zbriste, shenjat ishin keto te korona virusit.

Kur temperatura ra disi perseri ishte midis 37-38 edhe per disa dite te tjera.

Kur temperatura ra nga 39 shkova te mjeku i familjes qe me kerkoj te kontrollohesha edhe nga mushkrite perveç analizave te tjera.

U konstatua prania e nje virusi.

Pasi me lehtesoj disi u semur edhe nena ime 85 vjeçe dhe ime shoqe.

Po te njejtat shenja por nena kishte veshtiresi ne frymemarje por mendonte se e pengonte gjendra teroide, mbasi kishte pasur probleme dikur dhe ngaqe qante shpesh, per shkak te fatkeqesise se ndodhur me kerkoj t’i blija vitamin D. Nena ime nuk vuan nga ndonje semundje.

Nga vizitoret qe erdhen ne shtepi per ngushellim u infektuan tre persona dy prej te cileve dhe me bronkopneumoni.
U infektua edhe nje fqinji im qe me çoj te mjeku i familjes me makine dhe bashkeshortja e tij. Ajo e kaloj me rende se sa i shoqi.

Ne familjet e te infektuarve nuk pati te prekur te tjere.

Kerkova te beja nje kontroll per te vertetuar jashte çdo dyshimi nese infeksioni ishte Korona,por edhe spitalin Amerikan e kishin ndaluar ta bente nje analize te till.

Fakti i mesiperm si dhe informacioni i zyrtar i dyshimte dhe i ekzagjeruar me ben te mendoj se po abuzohet me shkeljen e te drejtave tona kushtetuese.