Adhurojnë të njëjtin sport, Meta kafe mëngjesi me kampionin e Europës: Bisedë për sfidat e peshëngritjes

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të shtunë të shijojë një kafe me kampionin e Europës në Peshëngritje, Briken Çalja.

Kreu i shtetit ka postuar një foto në rrjetet sociale me kampionin në këtë sport, që dikur e ka praktikuar edhe vetë.

Sigal

“Një kafe miqësore dhe një bisedë për sfidat e peshëngritjes sonë, me Kampionin e Europës, Briken Calja. 🏋🏻‍♂️🥇🇦🇱”, shkruan Meta.