Sigal

Policia kufitare në Korçë ka ndaluar tre emigrantë të paligjshëm në kufirin shqiptaro-grek. Emigrantët e ndaluar janë të kombësisë siriane dhe algjeriane.

Ata u ndaluan në afërsi të fshatit Trestenik, ndërsa pas intervistimit dhe kryerjes se procedurave nga policia kufitare, emigrantet u kthyen sërish në Greqi. Ndërkohë po gjatë ditës së sotme në Pogradec janë ndaluar edhe dy emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin hyrë ilegalisht përmes kufirit të gjelbër.

Emigrantët i kanë shpëtuar kontrolleve të policisë së Devollit, por janë ndaluar nga blutë e Pogradecit teksa përpiqeshin të gjenin mjet transporti, për të udhëtuar drejt Tiranës, me destinacion final Malin e Zi.