Ndryshimet Kushtetuese/ Gjata: Rama synon të ndalojë koalicionet, po i çon zgjedhjet në kaos

330
Sigal

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, u shpreh sot në një studio televizive se tentativa e Edi Ramës për hapjen e listave është një metodë për të kamufluar ndalimin e koalicioneve.

Gjata shprehet se duke bërë një veprim të tillë, Rama i çon zgjedhjet në kaos dhe duke mos patur një fitues konkret situata paszgjedhore e lejon atë të bëj marrëveshje në mënyrë që të shpëtojë humbjen.

“Pse si hap listat komplet ky. Me lista të mbyllura barazia gjinore sigurohet më mirë. Nuk është çështja te barazia gjinore, këto janë hipokrizirat e Edi Ramës. Ai e ka vetëm te koalicionet zgjedhore, mendon se duke ndaluar koalicionet, zgjedhjet i çon në kaos. Pas zgjedhjeve mendon ai se pa koalicione nuk fiton askush dhe pastaj mund të bëj marrëveshje që të shpëtoj.

Ne nuk jemi kundër hapjes së listave dhe jemi gati për referendum, ta bejmë sa më gjithëpërfshirëse të përfshijmë dhe shoqërinë cvile. Këshilli Politik ka dy marrëveshje atë të 14 Janarit dhe marrëveshjen e 5 Qershorit. Çfarë kërkon tjetër ? Pse del jashtë marrëveshjes?

Pse u çua si rrufe në qiell të hapur dhe papritur kërkon hapjen e listave? Nëpërmjet hapjes së listave kamuflon heqjen e koalicioneve. Rama thotë unë do të bëj ndryshime kushtetuese por i duhet të ndërhyjë në Kod pasi ndryshojnë rregullat e lojës. Depolitizimi dhe çështja e sistemit u la për më vonë pas zgjedhjeve të 2021.

Ky është një mashtrim, dhe faktori ndërkombëtar nuk mund ta pranojë. Marrëveshja politike krijoi paqen mes mazhorancës dhe opozitës ndërkohë që ndryshimet kushtetuese rihapin krizën politike”, u shpreh Gjata.