Pashk Gjoni: Arritjet dhe sfidat për një zhvillim të qëndrueshëm e të balancuar në Qarkun e Lezhës

1240
Sigal

Intervistë me Kreun e Këshillit të Qarkut Lezhë, zotin Pashk Gjoni

Qarku i Lezhës është një territor prej 1585, km katror, që shtrihet në veriperëndim të Republikës së Shqipërisë dhe ngërthen tre rrethe, Kurbinin, Mirditën dhe Lezhën. Aktualisht, ka 21 njësi vendore. me pesë qytete e 170 fshatra, me një popullsi rreth 222 mijë banorë. Qarku ka dhe Këshillin e tij i cili harton dhe miraton  politikat e zhvillimit të qëndrueshëm e të balancuar në bashkëpunim me aktorët  lokal e rajonal, në kohezion me politikat e Qeverisë.

 Lezha ka qenë dhe mbetet një grishje e bukur, jo vetëm për relievin e saj dhe larushinë e resurseve historike dhe natyrore e visarin arkeologjik, por edhe si një destinacion i rëndësishëm turistik, në tregun rajonal dhe atë nacional. Kolegët tanë nga Lezha,  kanë raportuar shpesh për shumë veprimtari në dobi të politikave të zhvillimit në qarkun e Lezhës. Më konkretisht për objektivat  e realizuar për vitin që shkoi?

 Qarku i Lezhës është një territor prej 1585 km katror, që shtrihet në veriperëndim të Republikës së Shqipërisë dhe ngërthen tre rrethe, Kurbinin, Mirditën dhe Lezhën. Aktualisht, ka 21 njësi vendore. me pesë qytete e 170 fshatra, me një popullsi rreth 222 mijë banorë. Qarku ka dhe Këshillin e tij i cili harton dhe miraton  politikat e zhvillimit të qëndrueshëm e të balancuar në bashkëpunim me aktorët  lokal e rajonal, në kohezion me politikat e Qeverisë.

Konkretisht për vitin që lamë, Këshilli i Qarkut Lezhë, që unë kryesoj, ka realizuar një varg objektivash të rëndësishme si:

Rishikimin e Konceptit të Zhvillimit Rajonal me asistencën e KO Plan dhe  Rdp (Agjencinë Austriake të Zhvillimit) në kuadrin e zbatimit të projektit për zhvillimin e Shqipërisë së Veriut të financuar nga qeveritë e Austrisë dhe Zvicrës, duke e finalizuar me hartimin  e planit të veprimit për një afat 2- vjeçar. Fal një angazhimi serioz të ekspertëve tanë dhe të partnerëve, tashmë drafti përfundimtar pret të miratohet nga Këshilli.

I financuar  nga Këshilli, projekti për  hartimin e studimit ndërvendor për komunat Shënkoll, Milot, Kolsh, Fushë-Kuqe, Zejmen, ka pasur një impakt pozitiv për zhvillimin urban të këtyre komunave. Ajo që shënohet si arritje e rëndësishme është ngritja e Agjencisë Rajonale të Zhvillimit për rajonin e Lezhës. Ky instrument i pavarur është mjaft i rëndësishëm për hartimin e politikave të qëndrueshme  e të balancuara për gjithë njësitë vendore të Qarkut..

 

Ju përmendët hartimin e planit të veprimit të Strategjisë së Qarkut tuaj. Cilat janë fushat prioritare?

 Përcaktimi i fushave prioritare të zhvillimit strategjik iu nënshtrua një procesi të gjatë e gjithëpërfshirës, proces i cili finalizoi pesë fusha prioritare: industria, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura, bujqësia, pylltaria e peshkimi, edukimi, kultura, shëndetësia dhe shërbimet sociale, turizmi dhe mjedisi.

Ashtu si e cekëm edhe më herët, “Paketa e masave dhe projekteve për zbatimin e  monitorimin e Konceptit Strategjik të Zhvillimit Rajonal të Qarkut Lezhë”, ka për qëllim final miratimin e Planit të veprimit  2015-2017.

Sfida jonë është që nëpërmes një metodologjie efikase, të monitorojmë projektet  dhe të vlerësojmë ecurinë e tyre në vijimësi.

Përvoja e parë në këtë fushë lidhet me zbatimin edhe implementimin e pesë projekteve të dritares së dytë të RDP-së

 

Në cilën  nga fushat që përmendët janë këto projekte?

 Në promocionin e  turizmit kryesisht. Dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi për vetë strukturën plurale, sektori i turizmit është shënuar si prioritar.

 Vizioni ynë për këtë fushë është:

 “Qarku iLezhës, pjesë integrale e destinacionit të rëndësishëm turistik, Shqipëria e Veriut, me një turizëm të qëndrueshëm, të zhvilluar në mënyrë të balancuar detar, rural, kulturor e të integruar në ekonominë rajonale”.

Për të siguruar një ofertë turistike gjithëvjetore kemi caktuar edhe objektivat tona si

   -Të kemi një turizëm të qëndrueshëm përgjatë gjithë vitit.

   -Të zhvillojmë turizëm  të harmonizuar bregdetar, historik e etno-kulturor.

  -Të krijojmë një imazh pozitiv në rritje për zonën tonë dhe atë kombëtare.

 .-Të zhvillojmë agroturizmin

 Konkretisht, ku po implementohen këto projekte?

 Programi i Zhvillimit Rajonal, Shqipëria e Veriut, financuar nga qeveritë e Austrisë dhe Zvicrës. Janë pesë  projekte, që po implementohen në komunat Blinisht, Komuna Orosh, me promovimin e turizmit familjar dhe atë malor. Komuna Shëngjin, me promocionin e ekoturizmit si në komunën e Ungrejt e Bashkinë e Rubikut. Risi sjell këtu, vlerësimi  dhe monitorimi i projekteve dhe për këtë arsye në strukturën administrative është  ngritur sektori i monitorimeve.

 Po me rajone të tjera  a keni marrëveshje e shkëmbime përvojash?

Këshilli Qarkut Lezhë, është anëtar në Asamblenë e Eurorajoneve që nga viti 2003. Kemi zhvilluar disa veprimtari në kuadrin e marrëdhënieve me këtë shoqatë të rëndësishme si Konferenca për Punësimin e të Rinjve, që u zhvillua në  Lezhë si dhe  promocioni i visarit turistik në mjediset e kësaj shoqate në Bruksel.

Shkëmbimi i përvojave me Rajonin e Nisa, të Polonisë, ka dhënë impakt pozitiv në njohjen e një përvoje më të pasur të miqve polak.

Të frytshme kanë qenë dhe marrëdhëniet me ambasadën Hungareze në Tiranë. Në këtë kuadër po implementohet një projekt pilot për luftën kundër kancerit të gjirit

Pozitiv ka qenë dhe organizimi i panaireve të bizneseve të rajonit të Lezhës me Rajonin Jugor të Republikës së Kosovës etj

Krahas këtyre veprimtarive, Këshilli i Qarkut Lezhë, në nderim të traditës së shkëlqyer në fushë të  letrave dhe për të mbështetur krijimtarinë cilësore nga shkrimtarët, poetët, studiuesit dhe gazetarët, organizoi edicionin e tretë të Konkursit Letrar Rajonal, për çmimin “Gjergj Fishta”. Tashmë, kjo risi është kthyer në një traditë dhe shënohet si event në jetën kulturore të Qarkut të Lezhës.

 Po objektivat e Këshillit të Qarkut Lezhës për këtë vit?

 Ky vit është vit elektoral dhe në vështrim të parë të duken  të vështira realizimi  i objektivave, por stafi që drejtoj ka performancën dhe  angazhimin e duhur për t’ju bërë ballë sfidave si dhe herë të tjera. Ne kemi plane analitike  për realizimin e objektivave tona edhe në situatën e re të krijuar pas miratimit të hartës së re administrative, hartë e cila shpalos agresivitetin e saj, se nga 21 njësi, do të ketë vetëm tri të tilla.

-Duke bashkëpunuar ngushtë me njësitë vendore, Shoqërinë Civile, biznesin, donatorët, jemi të angazhuar për ti bërë ballë sfidave të zhvillimit në procesin integrues, në realizimin e prioriteteve si :

-Do të vijohet me ngritjen e kapaciteteve të administratës lokale e rajonale nëpërmjet bashkëpunimit me donatorët e huaj për t’ju përgjigjur hapave të zhvillimit.

-Identiteti turistik i Qarkut Lezhë është një resurs i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, i cili do të mbështetet nga ana jonë me politika zhvillimore dhe aktiviteteve promovuese për te siguruar një ofertë turistike gjithëvjetore

-Do të vazhdojmë  të vlerësojmë dhe monitorojmë projektet me donatorët.

-Përmirësimi i situatës sociale, do bëhet nëpërmjet shërbimeve publike cilësore e zhvillimit të sektorit privat. Stimulimi i prodhimit të brendshëm bujqësor, do të jetë gjithashtu prioritet  i dorës së parë .

-Do të konsolidohen  marrëdhëniet pozitive me të gjithë komunitetin e rajonit për rritjen e demokracisë se pjesëmarrjes në qeverisjen lokale për të  pasqyruar me transparencë gjithë veprimtarinë e administratës në menaxhimin fondeve publike e marrëdhënieve me qytetarët. Permanent mbetet dhe bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndër rajonal, si pikë kyçe për te përfituar nga projektet e donatorëve dhe fondet evropiane .

Krahas objektivave strategjike që ju bëra me dije dhe që do rishqyrtohen e përmirësohen në mënyrë permanente në kohezion me ritmet integruese, ne kemi përpara disa detyra parësore, që ashtu si e cekëm dhe më herët, zgjedhjet e këtij viti, zhvillohen në kushte krejt të tjera për shkak të reformës  territoriale, për të cilën ka pasur reagime dhe kundërshti. Roli i Këshillit të Qarkut në konstituimin e Këshillave  bashkiakë, do të jetë konstruktiv  e i bazuar në ligjet që rregullojnë këto marrëdhënie. Unë besoj dhe jam i angazhuar, që bashkë me Këshillin e stafin  që drejtoj, t’ju bëjmë ballë sfidave për të realizuar këto objektiva, për ta kthyer Qarkun e Lezhës në një rajon të zhvilluar të Shqipërisë.

Faleminderit!

Albert Z. ZHOLI