Mbi 40 persona në Infektiv, Pipero sqaron situatën në Shqipëri

314
Sigal

Janë mbi 40 persona të shtruar në spitalin Infektiv sot që flasim, të infektuar me koronavirus. Mjeku i njohur Pëllumb Pipero duke folur për shtimin e rasteve të konfirmuara dhe numrit të viktimave bëri me dije se ka disa raste rëndë dhe shumë rëndë

Deklarata e plotë e mjekut Pipero

Situata në Infektiv është shumë dinamike, sa i takon shtrimeve të rasteve të reja, ndjekjes në dinamikë të rasteve të shtruara në të, kemi më shumë se 40 të shtruar në spital, secili ka problematikën e tij, në varësi të moshës dhe sëmundjeve kronike, kemi raste relativisht në gjendje të mirë, kemi raste në gjendje të mirë që shpresojmë ti nxjerrim kemi edhe raste të rënda e shumë të rëna si ata në terapi intensive mes të cilëve një nga rastet sot ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë por pa e humbur shpresën e personelit mjekësor për ta rikthyer, fatmirësisht u rikthye në jetë por vazhdon të jetë ende rëndë.

Në këtë situatë të rasteve të shtuara dhe të konfirmuara në këto dy ditë, vazhdoj të këmbëngul e t’ju them qytetarëve të jenë të duruar, të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi e nëse kanë nevojë të telefonojnë 127 që tu qëndrojmë afër me shërbim mjekësor.