‘Domatet ngelën pa shitur’, fermerët e Roskovecit: Po falimentojmë! Kërkojmë ndihmën e shtetit!

195
Sigal

Fermerët e fshatrave të Roskovecit janë të zhgënjyer në këtë sezon fundviti pasi prisnin të shisnin domaten dhe tashmë po i hedhin në kanal duke braktisur kështu dhe serat për tu larguar në emigracion përsëri.

Ata bëjnë apel që qeveria t’i ndihmojë pasi po shkojnë drejt falimentimit ndërsa shtojnë se edhe pse janë kthyer nga emigracioni para pak vitesh, me këtë gjendje, thonë se do të ikin sërish.

“S’ka as treg as asgjë! Puna është kot, 20 vite më janë dashur për ato serat moderne si në Itali, unë nuk mbaj dot shpenzimet. Jeta është shumë e vështirë, po na ndihmoi shteti ndoshta ecim ndryshe kemi marrë fund.”, shprehet njëri nga fermerët e zonës.

-Pse janë mbushur kanalet me domatet?

Fermerët: Nuk u shit asnjë kokërr! Unë kam katër vite që merrem me sera dhe punojmë si familje. Gjashtë muaj punë na shkuan dëm. Nuk po e marrim vesh!

-Kemi tetë vite kështu, të gjithë si familje! Bjere këtu Edi Ramën, s’ka turp ai?

Fermerët: Kemi frikë ta mbjellim prapë, ushqehemi dot me 50 mijë lekë që merr burri? Na ka rënë një krizë e madhe që nuk e merr dot me mend