Koronavirusi/Në Rrëshen i infektuar një pjesëtar i stafit të spitalit, në Lezhë, gjyshja infektoi mbesën

78

Qarkut të Lezhës i janë shtuar edhe dy rastë të reja me covid-19, duke e çuar 6 numrin në total të të infektuarve.

Krahas Lezhës me 1 rast të ri, gjatë 24 oreve të fundit hartës i është shtuar dhe Mirdita ku pas testimit një përson ka rezultuar i prekur nga kjo sëmundje. Sipas burimeve bëhet fjale për një punonjës në spitalin e Rrëshenit, i cili është prekur nga covid-19, ndërsa dyshimet janë se ai është infektuar pikërisht gjatë punës.

Menjëherë janë marrë masa për karantimin e personave që kanë patur kontakt me të infektuarin mes të cilëve dhe nga përsoneli i spitalit, ndërsa fatmiresisht deri tani asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes.

Ndërsa në Lezhë ka rezultuar pozitive mbesa e një të moshuare, e cila u diagnostikua të mërkuren me covid-19. Sipas burimeve, gjendje e pacienetëve të infektuar paraqitet e stabilizuar dhe pa rrezik për jeten.