Ja si ka denigruar shëndetësia shqiptare, dhjetra të vdekur e të infektuar

340
Sigal

Denoncimi në “ Telegraf”, ja si luhet me jetën e qytetarëve

Një qytetar ka paraqitur shqetësimin e tij në redaksinë e “Telegraf”, duke nxjerrë haptazi një ngjarje kriminale të ndodhur në një fshat të Fierit. Ai ka treguar se si ngjarjen e trishtë ku banori Refat Velaj shtrohet në Tiranë me Covid-19 dhe fatkeqësisht humb jetën. Sikur të mos mjaftonte kjo, shteti nuk zbaton detyrimin ligjor që ka për të varrosur qytetarin. Kjo pakujdesi zgjerohet në një tragjedi të madhe për familjen Velaj. Pasi në shtëpi e bien familjarët, pa asnjë shoqërues ose udhëzues për rrezikun që ka hapja e arkivolit. Mes dhimbjes për t’i dhënë lamturmirën e fundit familjarët hapën arkivolin dhe përshëndetën  me duar njeriun e tyre duke bërë që Covid t’ i marrë jetën 3 pjestarëve të familjes. Qeveria vijon të hesht duke mos ndihmuar këtë familje.

“Po ju vë në dijeni të një ngjarje kriminale dhe askush nuk mbanë përgjegjësi. Në fshatin Varibop të komunës Cakran-Fier, banori Refat Velaj shtrohet në Tiranë me covid-19. Atje nuk e përballon dot sëmundjen dhe vdes.Në shtëpi e bien familjarët, pa asnjë shoqërues ose udhëzues për rrezikun që ka hapja e arkivolit. Në shtëpi familjarët hapën arkivolin dhe përshëndetën  me duar njeriun e tyre. Covid-19 veproi menjëhere. Dy vëllezërit, kunata vdesin dhe vazhdojnë varrimet e familjarëve.  Shumë nipër  e mbesa janë me ovid. Shteti hesht. Shtrohet pyetja? Kush e ka fajin  e përhapjes së  së Covidit që po vë në rrezik një fis, Velaj që të mbijetojë”, shkruan i tronditur qytetari.