“Na lanë vetëm”

625
Sigal

Plagës së rëndë të emigrimit të të rinjëve, poetja E.Halilaj i kushton vargjet prekëse dhe tronditëse. Këngët e ninullave, po zëvendësohen me ato të vajtimit. Një apel më shumë për politikat qeverisëse.

Ja poezia e plot:

NA LANË VËTËM

Na lanë moj grua- na lanë

djemtë qe i pollëm bashkë

Si s’patën mëshirë per ty

Pa t’jet për mua- ndashtë

 

Ikën moj plakë- ikën

Pa mend, pa kokë pa sy

Unë edhe e duroj s’mundjën

Më vjen keq për ty

 

S’na morën moj grua – s’na

morën

Atje ku shkuan për më mirë

Unë edhe mund të mbahem

Po ti që vuan për tët birë

 

Na lanë moj grua – na lanë

T’harruar e në vetmi

Per mua se s’patën zemër

Po, pse s’patën zemër për ty

 

Po ti dije grua, pra ta dijsh mirë

Bashkë do t’vdesim të dy

Une s’do të të lë vetëm

Ashtu siç nuk të lashë n’rini

 

E.Halilaj