Mot me diell dhe temperatura deri në 27°C, parashikimi për ditën e sotme

201
Sigal

Ditën e enjte do të vijojë ndikimi i rrymave të ngrohta jugore të cilat do të sjellin vranësira e diell, ndërsa në veri vranësirat deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të përkohshme në veriperëndim dhe në formën e shtrëngatave.

Era do të mbetet e vrullshme me drejtim jugor deri 10m/sek. Në pjesën bregdetare erë e fortë 15-20m/sek e cila do të sjellë dallgëzim në dete të forcës 5 deri 6 ballë.

Masat ajrore më të ngrohta me origjinë jugore do të rrisin temperaturat kryesisht në vlerat e mesditës:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 15/26 Re shi

Kukës 12/22 Re diell

Lezhë 16/24 Re shi diell

Dibër 12/21 Re diell

Durrës 15/27 Re diell

Tiranë 16/27 Re diell

Elbasan 14/27 Re diell

Berat 13/27 Re diell

Vlorë 15/26 Re diell

Korçë 9/20 Re diell

Gjirokastër 13/24 Re diell

Sarandë 16/27 Re diell.