Mbyllet emisioni i njohur televiziv “Bypass Show”

816
Sigal

Nga kjo javë emisioni i njohur satirik  ‘Bypass Show’  nuk do transmetohet më

Vetë stafi lajmëron në rrjetet sociale se mbas 13 vitesh, ky emision nuk do dalë më në transmetim.”Miq të Bypass Show. Prej 13 vitesh kemi qenë bashkë në një udhëtim fantastik përmes satirës, nëpërmjet të cilës jemi përpjekur të sjellim tek ju realitetin ashtu sic është në të vërtetë. Në kuptimin e plotë të fjalës, kemi ndejtur shtrembër dhe kemi folur drejt.

Por si çdo gjë në këtë botë edhe udhëtimi ynë e ka një fund. Nga sot Bypass Shoë nuk do ta vazhdojë më transmetimin e tij në TV Vizion Plus, ku ndiqej prej më shumë se një dekade. Ju falenderojmë përzemersisht që keni qenë pjesë e hapësirës sonë “disinformuese” dhe siç thotë edhe Bajko… RELAX!’ shkruhet në postim.

Ky emision ka qenë në autoriësinë dhe moderimin e aktorit të njohur të humorit Agim Bajko.