Shqipëria pezullon pa afat, fluturimet me Britaninë e Madhe

214
Sigal

Frika e mutacioneve të reja të Covid ka bërë që Shqipëria të bllokojë fluturimet me Britaninë e madhe pa një afat të caktuar.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që përcakton se ndryshe nga më përpara kur kishte një datë, pezullimi i fluturimeve me Britaninë do të zgjasë deri në një urdhër të dytë.

Fillimisht fluturimet me Britaninë ishin të bllokuara deri me 1 shkurt por ecuria e përhapjes së pandemisë ka bërë që situata të rivlerësohet. Aktualisht në Europë po qarkullon ai që njihet si variant britanik i virusit, ndaj dhe shumë vende, mes tyre dhe Shqipëria, kanë vendosur masa shtesë në lëvizjen e qytetarëve nga Britania.