Suplementi Pena Shqiptare/ Zija Çela: Tym, tym, shumë tym…

Kam qenë i pranishëm në Prishtinë, anëtar i një dërgate nga Tirana, kur Dritëro Agolli dhe Ibrahim Rugova nënshkruan dikur marrëveshjen midis dy shoqatave të shkrimtarëve. Në çastet që ishim mbledhur kokë më kokë, qëllimisht na e ndërprenë energjinë elektrike dhe në atë zyrë të vogël, të vogël sa një kabinë, mbretëroi terri. Mirëpo njerëzve të letrave u mobilizohet shpejt kujtesa, sado e largët të jetë ajo. Më vjen të them se, heshturazi, ndoshta të gjithëve na erdhën në mend të njëjtat vargje, e njëjta poezi… U ndezën qirinj dhe marrëveshja u nënshkrua.

Me simbolikën e përjetshme që mbart, “Qiriri” i Naim Frashërit edhe sot e kësaj dite vazhdon të digjet për ne. Veçse lagështira e tepërt, me të cilën po rrethohet, e mbështjell egërsisht edhe me tym, tym – tym, shumë tym.

NOA

O Zot, ç’përfytyrim!