Suplementi Pena Shqiptare/ Zija Çela: Sharm e shap…

163
Sigal

(Diç jam duke thënë) Ja ç’po i thosha sime shoqeje në këtë foto: Për sa kohë qwndruam këtu, nuk dëgjova që dikush të pyeste dikë: Pa hëë, ç’kemi nga ti? Ç’na thua? Si ia kalon? Si ia çon? Si po shkon? Ç’thotë shëndeti? Je i fortë? Mban dimrit dona nën pantallona? Të mbajnë ngrohët, ë? Po këpucë me qafa mbath? Kush t’i paska dhuruar? Kanë lesh përbrenda? Peshojnë rëndë kur ec? Sa e ke numrin e këmbës, ke numër të plotë a me gjysmë?… Më fal, mos po të ngatërroj me tjetërkënd, njërin që ka punuar në Kombinat me mua? Cili je ti, si quhesh? Kush ta paska vënë këtë emër? A ke fëmijë? Nga vjen? Sa do të rrish? Kur do të kthehesh? Kë takove sot? E njoh, po ku e takove? Çfarë të tha? Si ishte veshur, me atë xhakaventon blu? I mbante syzet me pasqyrë? Çfarë paske në çantë? Psonise ndonjë plaçkë? A ta shoh? Ku e bleve? Sa e bleve? Bënte ulje?… Dhe sidomos, sidomos: Sa e ke rrogën? Po dieta merr ndopak? Ahaa, je në pension! Sa të doli pensioni? E sa t’u shtua nga inflacioni?… O kohë e zakone, o zakone të identitetit, ju sharmi, ju shapi i miletit!