SPAK kërkon konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese

130
Sigal

SPAK kërkon konfiskimin e apartamentit që është në përdorim nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Bazuar në ligjin Antimafia, SPAK kërkon sekuestrimin e apartamentit që rezulton në emër të vëllait të tij Bashkim Dedja.

Sipas SPAK, vëllai i ish kryetarit të Kushtetueses nuk ka pasur mundësi për blerjen e atij apartamenti, që referuar dëshmive, përdorej nga Bashkim Dedja.

Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese është shkarkuar nga detyra pas procesit të vetingut.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 10 maj 2022, kaloi për gjykim dosjen ndaj ish kreut të Kushtetueses Bashkim Dedja, i cili do të gjykohet për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.