Punime në disa fidera, OSHEE me njoftim: Në datat 16, 17 dhe 18 tetor do të ketë ndërprerje të energjisë në këto zona

36
Sigal

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se sot disa zona të Tiranës, do të mbeten pa energji elektrike, në datat 16-18 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00, për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet në Ndroq dhe Dinamo.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

16 tetor

Pjesërisht: Ndroq, Pinet, Barzëz,

Zhurije, Pezë e Madhe, Pezë e Vogël, Pezë Helmas, rruga “Xhevdet Mancaku”

17 tetor/09:00-14:00

Pjesërisht: Laprakë (pas spitalit të Traumës), rruga “Don Bosko”, (tek ish-parku i autobusave), rruga “Josif Pashko”

18 tetor

Pjesërisht: rruga “Jordan Misja”,

Bathore, Paskuqan.