MPJ e Shqipërisë dënon sulmin në Ankara

493
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqiperisë dënon sulmin e sotëm terrorist të ndodhur në Ankara të Turqisë, me pasojë humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm.
“Shprehim ngushëllimet e thella dhe u gjendemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto momente të vështira duke uruar një shërim të shpejtë për të plagosurit dhe në tejkalimin e kësaj situate” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.
Sigal