Suplementi Pena Shqiptare/ Ylli Meçe: Sazani

41
Sigal

 

Pa zë dhe i heshtur, qëndron si një plak

i moçëm i vetmuar.

Rrethuar tërësisht prej ujit me mijëra,

e kush e di se sa vjet!

Miqësi ka me detin tekanjoz, herë të qetë,

e herë të harbuar…

Dhe andej nga lind dielli, një popull

po aq i vjetër, sa dhe ai vet.

 

Kush nuk e njeh mirë Sazanin, vështirë

do ta kish, për ta kuptuar

Nuk di pse heshtja e tij mendimet si dallgë

pa reshtur, m’i trazon!

I jap të drejtë, kushdo kur braktiset,

ndihet keq, bile i tradhëtuar

si pleqtë e vrarë në shpirt, ai fsheh dhimbjen

dhe lotin kur pikon.

 

Kur e shikoj ashtu ligështohem, sinqerisht.

Dhe unë si ai lotoj.

Më merr malli për gurët, kepet, gjiret, e deri

te”Grykë e xhehnemit”.

I rrebeluar jam, e nga inati me grusht fort,

nuk di kë të qëlloj?

Pse u tjetërsuam, mos vallë dje ishim ne,

ata që sot, nuk jemi !?..

—–

Ehhh Sazan! Ti s’ke faj, fundja tabanin

nuk e lëvize prej vendi.

Jo vetëm ne, por dhe bashkëmoshatarin tënd,

kapriciozin det.

Në këmbë i prisnin agimet, e shqipen

përherë duke fluturuar.

Pararojë e tokës time, ushtar i betonuar

me pushkë e bajonetë !

 

Pa do kalojnë para teje shekuj të tërë ngarkuar

shpinën plot me qindvjeçarë!

Unë me bashkshokët, e ish banorët e tu

natyrisht që nuk do të jemi.

Nuk ka gjë Sazan! E dimë se ti syçeluri

i tokës time, vigjëlon i gjallë.

Bashkë me Karaburunin, për aq kohë

sa armiqtë nëpër këmbë do t’i kemi.

Teksa kujtoj shokët e alarmeve, pse flaka e shpirtit

më ngeli e pafikur ?!…

Bashkë me ty Sazan, pimë fare pak ujë të ëmbël

dhe më shumë të kripur !