Përfshihet nga zjarri një ullishte në zonën e Vlorës, zjarrfikësja në vendngjarje

Një zjarr ka rënë pak më parë në një ullishte në zonën e fshatit Kërkovë të Vlorës.

Zjarri po dëmton një sipërfaqe ullishteje duke shkaktuar dëme vetëm në pemëtari.

NOA

Janë dy automjete zjarrfikëse që po punojnë për të shuar zjarrin por ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.