Dyshohet se mori 25 mijë dollarë për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësim mase, SPAK lë në “arrest shtëpie” avokatin

23
Sigal

Arrest në shtëpi ka caktuar SPAK për avokatin P. S., i cili dyshohet se ka marrë 25 mijë dollarë nga dy persona me qëllim që të ndikojë tek gjyqtarët për lehtësim mase sigurie.

Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se Semani ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i i dytë i Kodit Penal.

“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit P. S., hetuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021)”, njofton SPAK.

Shuma monetare është dhënë në disa këste, të cilat kanë qenë të faktuara me dokumente dhe video e audio.