Blerina BRAHO/ Muzeu dhe plejadat e mendimit

682
Sigal

Muzeu dhe filozofia janё dy fusha, tё cilat panorama e pёrgjithshme mund t’i nxjerri diferencuese me njёra-tjetrёn, por njё shikim i detajuar do tё nxirrte nё pah tё pёrbashkёtat e tyre. Njёri ёshtё vendi, ku veprat dhe personalitet qё kanё kaluar nёpёr rrjedhёn e kohёs flasin me prezencёn e tyre fizike, ёshtё koha qё transformohet nё hapёsirё sipas Pamuk, ndёrsa tjetra ёshtё mendimi, shpirti, e paprekshmja, transhendentja. Muzeu e ka dashuruar historinё, e ka ndaluar dhe “varur” atё  mbi mure, por nё kёtё mёnyrё ai ka marrё edhe rolin e njё pёrzgjedhёsi tё mirё qё identifikon pёr tё ardhmen lёvizjet shoqёrore me kapacitet revolucionar. Kёto identifikime nga ana tjetёr mund t’i transkriptojnё vetёm ata qё e shohin muzeun si vendin e argumentit, ku faktet historike mund tё kontestohen, jo vetёm pranohen pёrulёsisht. Mendimtarёt e rinj tё filozofisё nё Fakultetin e Shkencave Sociale duket se po marrin kёtё rol dhe sjellin sintezёn mes filozofisё dhe Muzeut Historik Kombёtar. Gjithçka filloi me njё ftesё tё thjeshtё, dashamirёse, qё mori njё pёrgjigje tё shpejtё pozitive e kurioze.  Studentet, tё shoqёruar nga profesoresha e tyre plot pasion pёr arsimin, znj.Majlinda Keta, erdhën dhe ndoqёn njё orё lektorimi me temё “Rilindja Kombёtare dhe personalitet e saj”. Ky ishte shembulli mё i mirё i ndёrthurjes sё njё ore leksioni me shikim nga objektet dhe figurat e asaj kohe. Ata treguan se si duhet kuptuar muzeu. Jo si njё ndёrtesё gri, ku historia pluhuroset, por si njё hapёsirё qё gjeneron ide dhe mendime. Tek e fundit ёshtё kjo plejadё e re mendimtarёsh, qё gjeneron Fakulteti i Shkencave Sociale, tё cilёt me punёn e tyre do tё  kontribuojnё nё tё kuptuarin e muzeve dhe praktika muzeore nga ana tjetёr do tё hedhi dritё mbi pikёpyetjet e ngritura filozofike. Muzeu Historik Kombёtar nga ana e tij do tё afrojё gjithmonё pranё vetes sa mё shumё nxёnёs dhe studentё duke i dhёnё jetё nё kёtё mёnyrё implementimit tё programeve edukative.