Suplementi Pena Shqiptare/ Vojsava Nelo: Saranda, e gjitha në dashurinë time

 

Me të gjitha tingujt, ritmet,

Sigal

valët,

dhe dallgëzimet e furishme të poezive.

E gjitha në frymëzimit tim,

si një anije me vela të bardha, të hapura,

që niset në detin e kaltër,

që herët,

në agim.

Saranda, – në frymëzimin tim!

Magjia e saj e papërsëritshme.

E shndritshme.

e çon imagjinatën time,

përtej çdo orbite.

Saranda – muzë e fantazi. Qielli i hapur,

ku shkëlqejnë me mijëra e miljona yje

nga pikojnë

me mijëra e miljona poezi.

Përjetësisht e shndritshme: toka, deti,

qielli me yje.

Të gjitha në muzën time.

Saranda, si fara e bekuar e bukurisë,

që mbin në çdo vargun tim.

Në çdo këngë.

Që nga ajo që lind herët, në agim,

e deri tek ajo që lind natën, vonë,

ndënë qiellin prush me yj’…