Suplementi Pena Shqiptare/ Visar Zhiti: Vazhdimisht tradhtohet njeriu

Vazhdimisht tradhtohet njeriu!
Nuk e kam fjalën për ditën e tij që befas
bëhet mbrëmje,
as për mbrëmjen e flokëve të tij,
që zbardhet e bëhet ditë e heshtur pleqërie.

Tradhtohet njeriu:
Se kam fjalën që dhe varri i tij vdes dhe emri
shndërrohet në barë të kalbur harrese.

NOA

Por njeriu tradhtohet vazhdimisht nga njeriu.

Dhe kur gjysma ha gjysmën,
s’bëhet më e tëra,
më tha një plak që u plak burgjeve.