Suplementi Pena Shqiptare/ Zhuliana Jorganxhi: Kur të vish, çdo gjë do jetë m’ë bukur se më parë

Të shpirtit lodhje s’dita të ta heq!
Ike me të ngarkuar.
një shi i rëndë filloi për dreq,
të ndoqa ty sytrishtuar.

Dhe nëse i ke ndjerë ata,
më mirë për ty dhe për mua.
Veç kur të vish fol për gjithçka,
gënjeshtër të jetë,
ka për t’më gëzuar.

Sigal

Nuk di a të bashkon me mua
ku mall i madh kur ikën larg,
kjo qetësi- qiell ngarkuar,
kjo dashuri bërë merak.

Sikur mendimi të bëhej udhë,
do ta bënte vetëtimë,
në hapje mbyllje të dy syve
do t’kisha ty dhe dashurinë.

Kur të vish, çdo gjë do jetë m’e bukur se më parë.
Ditëve, që mungove, do t’iu japësh trajtë.
tek unë do hysh më i dashur,
me mallin e ditëve, që s’të kam patur.