Suplementi Pena Shqiptare/ Virgjil Kule: Pritja është jetë

311
Sigal

 

PRITJA ËSHTË JETË

I prita me durim

Lulet të çelin

Barin të gjelbërojë

Laureshen të këndojë

Një pranverë tjetër

Një pranverë më shumë

Ujë që rrjedh natyrshëm

Ujë që shkon në lumë

E lumi tej e çon,

Në det

Në ujë e kripë e tret

Pritjen time pranverore

Por shpirti im nuk vdes

Sa kam se çfarë të pres:

Të artën stinë vjeshtore.