Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Të pa kënaqurit……!

E shtrova tavolinën si për miq,
gotat i rreshtova si ushtarë.
Rakisë i thashë fytin ma digj
po mos më bëj si të marrë.

Miqtë që i prisja më erdhën,
buzagaz e me lugën në brez.
Gjithë bejtet këtu i derdhën,
deri sa u gdhi mëngjes.

NOA

Pinë e u dëndën pa masë,
po prapë mbaheshin në këmbë.
Dhe gurin e bënë që të flas,
e s’mbaheshin fare në këngë.

Po ja muhabetit po i vinte fundi
dikush duhet ta mbyllte të shkretën.
Nga gjumi po zgjohej katundi,
se rrugët kishin mbetur vetëm.

Po prisja ta mbyllte miku,
se kështu e kemi zakonë.
Po ai u ngrit dhe iku,
e zuri gjumi në dhomë.

Të tjerët ikën dhe e hapën portën,
të lodhur nga pija nuk folën.
Unë prapë e ngrita gotën,
dhe e kafshova mollën.

E shtrova tavolinën si për miq
dhe me miq u mbush shtëpia.
Të nesërmen ca mëndje eksiq
më thanë: E varfër dollia……..!