Më shanë;
mbas krahëve çfarë nuk thanë.
S’e di pse merreni me mua,
në këtë botë zilia,
si thikë pas shpine,
vret çdo burrë vret grua.
Vazhdoni, më shani, xhelozoni,
dhe ti, që je më afër meje, çfarë nuk thua.
Kjo botë është si labirint i madh,
ka vend për ju,
ashtu dhe për mua.
Pse më shani?
Unë kam jetën time;
bëj jetën që dua,
mes ujkonjave që duan të më shqyejnë mua.
Pse më shani?
Unë ec në rrugën që dua,
nuk të them çfarë bëre ti,
pse merresh me mua?
E dua jetën,
dua dhe njerëzit të bëjnë atë që duan.




















