Suplementi Pena Shqiptare/ Virgjil Kule: Adoleshenti i dashuruar

168
Sigal

 

Adoleshenti i dashuruar

me Circen u ngatërrua.

E ra me të në hall:

ish dreqka fort e bukur!

E s’mundi t’i bëje ballë

madje derrkuc u bë,

tamam si në përrallë.

Ja ku më ke, -i tha!

Tani më fut në stallë!

Por Circja iu drejtua

tek rrinte ashtu ngeshëm:

Derrkucët i bëj vetë,

nuk dua djem të ndjeshëm.

Kërkoj burra zamani

të fortë, trima me fletë!

E jo kështu si ti:

Që vjen dorëzohesh vetë.

I fus në një proces

që është pak i gjatë.

E pakta shkon tre javë,

e shumta gjer më shtatë.

Me festa e orgjira

gjer vone në të gdhirë:

sa bjenë në gjumë të tërë:

të ngopur e të pirë.

I zgjedh pastaj me rradhë.

Kam kohë dhe të vendos:

T’i bej të gjithë derra,

apo ndonjerin dosë!

Tani shko në shtëpi,

se boll m’i nxorre mendtë!

S’është vend për dashuri.

S’pranoj adoleshentë!