Ambasadori i Moldavisë, Sh.T.Z Anatol Cebuc i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

159
Sigal

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Moldavisë, Sh.T.Z. Anatol Cebuc me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Cebuc suksese në misionin e tij në Shqipëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Kreu i Shteti theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit politik, ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive reciproke në interes të qytetarëve tanë.

“Bashkëpunimi mes dy vendeve edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare rajonale dhe shumëpalëshe është i rëndësishëm”, – theksoi Presidenti Meta.