Pa shpirt më
Ndihem fije hollë organze
aq delikate sa me buzë ndiej fill ajri.
E hollë, e lehtë, e bardhë delikate
finesa më spërdridhet butësisht.
Ëmbëlsisht e ledhatoj.
Është një vello organza që më mbështjell,
Trup e qenie shkrirë tretur nën të,
një rrjet fijesh delikate pak e ftohtë
mbulon frikën time.
Duke parë këtë botë si medalje
pa shpirt unë ndihem.
Shkel pragun e tetorit nusja e re e ujëtuar.
Vellua organzë thith gëzim .
Shpërndan pik pik hare jetë të re ,
Mendafsh të butë në nisje.
Rezellin e reja dritë mbi vete
Nuse… pa shpirt çasti ndihet.