Të kam vënë re çdo ditë
kur vije tek unë ngadalë.
Mos u çudit e dashur, mos u çudit!
Me njëri – tjetrin na afron edhe një fjalë!
Me pëllëmbë ngrija flokët;
ato që si mjegull më uleshin në faqe.
Për tek ti s’erdha si djalë i ndrojtur,
dhe ti tek unë e ndrojtur s’u shfaqe.
Pa të vënë re s’më ke shpëtuar
kur vije si ajër i ngrohtë prilli.
Se edhe një fjalë e vetme ne,
edhe një fjalë e vetme na lidhi.






















