Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu në takimin madhështor të PD në këtë qark, është shprehur se në 12 vite të qeverisjes socialiste, Rama e ka kthyer këtë qark në më të varfrin jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë.
Gjatë fjalës së tij në tubimin elektoral të demokratëve në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Dibër, Mziu tha se në takimin që Rama zhvilloi, vetëm fyerje e poshtërim pati për nënat, motrat dhe dibranët.Mziu i kujtoi Ramës, se Dibra ëshët qyteti I Pushkës që ka mposhtur qindra pushtues, ndërsa më 11 maj, me votë do të mposhtë neokriminelin Edi Rama.Në këtë sallë ishin nënat e motrat tonë, 80% të tyre i kishin sjellë me zor. Kryekrimineli i fyu, motrat e nënat tona, i fyu dibranët. Kryekrimineli s’është Dibra që perceprotn ai, Dibra është e pushkës, e Skëndërbeut e dibranëve…S’ka Edi Ramë që e poshtëron Dibrën.
E kemi mbrojtur Shqipërinë me pushkë, i kemi bërë ballë Turqisë, Serbisë, neo-diktaturës. Do ta shembim këtë qeveri. S’e ka provuar vuklkanin e dibranëve, fiotorja e PD nis nga kjo sallë. Do të mbyllet me 12 maj. Kryehajduti që vetëm, fyen e asgjë tjetër s’ka, në 12 vite qarkun e Dibrës, e ka varfëruar nga të gjithë qarqet në Shqipëri.
Është bërë për shkak të një kryeministri hajdut e kriminel. Kjo qeveri krimi e korrupsioni e ka zhbërë arsimin në Shqipëri. Ka mbyllur universitetin shtetëror, për shkak të krahinës. S’ka dibran e kuksian që do ta votojë këtë qeveri krimi antiarsim. Kjo është qeveria më e korruptuar, ia kalon edhe vendeve të botës së 3. Mjafton korrupsisoni i rrugës së Arbrit.