Suplementi Pena Shqiptare/ Haki Manuka: Fëshfërimë vjeshte

Fëshfërimë vjeshte

Në stolin e vetmuar tej në park
Dy trëndafilë i paskan harruar!
Era lëshon gjethet rreth e qark;
historinë e tyre për të mbuluar.

Sigal

Në trishtim po vyshken petalet.
Tokë e butë mbush me gjethe.
Brymë e natës zbret nga malet
sjell në trup të dridhura e ethe.

Çdokush mund të ulej në pritje
me vështrimin nga rruga tretur.
Veç fëshfërimat si pëshpëritje
kësaj vjeshte i paskan mbetur.