Suplementi Pena Shqiptare/ Roman nga Bashkim Hoxha: Dëshmitari i shkretëtirës

177
Sigal

…Pak përpara se të hyja në qytetin tonë, kur e lashë pas atë peizazh të rënduar

shkretëtire dhe kujtimesh, pashë një ëndërr të çuditshme. Përkundesha, me sa duket, në karrocë dhe më dukej se po përkundesha në krahët e nënës sime. Isha foshnjë.

Hapa sytë dhe u tmerrova.

Kisha parë veten foshnjë në ëndërr. Kjo do të thoshte se e kisha mbaruar

udhëtimin edhe në inversin e tij. Unë vetë pata besuar se njeriu udhëton dy herë: një herë nga fëmijëria drejt pleqërisë dhe herën tjetër nga pleqëria drejt fëmijërisë. Me sa duket, e kisha mbaruar ciklin.

E bashkëngjita këtë ëndërr me ndjesinë që pata ndier kur më përzunë nga qyteti

K., ku më qe dukur se po më largonin nga trupi shpirtin dhe më lindi një parandjenjë e pikëlluar vdekjeje… ( Onufri 2024 )