Pa zbardhur mëngjesi,
gjumi mirë s’ka dalë,
një zog i bukur,
këndon me ngadalë.
Ik o zog i bukur,
ik o gjeç belanë,
do dëgjoi nëna,
e do zgjoi, babanë.
Ik se do vij vetë,
e të flasim shtruar,
me këng do ta themë,
sa shumë që të dua.
Të thonë çfarë të duanë,
këngën se pushoj,
melodija e saj,
nga gjumi të zgjoi.
BURR E GRUA
Ç’e do mall,
ç’e do gjënë,
kur s’ke grua për të qënë,
gjithë jeta të shkon dëm,
t’i besh të mirës me këmbë.
Kot punon,
kot lufton,
njëri – tjetrin se kupton,
burri ujk e gruaja dhelpër,
s’mbahet shtëpia me letër.
Me maj të gjilpërës gruaja të mban,
koka kurrë nuk të dhëmb,
më i ligu burri në botë,
gruaja e mirë e mban mbi kokë.
Burri i mirë e babaxhanë,
urtë e but e plot tiganë,
hallit i vjenë vërdallë,
shtëpia e fortë si shkëmbë.





















