Suplementi Pena Shqiptare/ Zij Çela: Distanca e akullit tjetër

181
Zija Cela
Sigal

Ka gjasa që, duke krijuar akullnajat, Zoti ta ketë paralajmëruar gjithashtu njeriun se çfarë është vetmia. Ajo ngulmuesja, pështjelluesja, e pashpjegueshmja, vetmia e frikshme që të nguros duke e depërtuar ftohtësinë deri në botën e palcës.

Në fakt, sado social të hiqet njerëzimi, nuk ka pse mburret. Atje lart ka pafund mbretëri, të cilat na shohin, të cilat na njohin, me të cilat kemi të njëjtën bashkësi, por nuk na bëjnë shoqeëi. Dhe natyrshëm të vjen të pyesesh: Po përse, po përse?!…

Këtu poshtë ky mospranim kozmik, jo rrallë, të kujton raportin me njeriun që ke pranë. Raport ku nuk përjashtohet as burri, as gruaja, miku a mikja, fqinji a kolegu, as motra, as vëllai… Në krahasim me distancën qiellore, kjo njërezorja që krijohet poshtë, është po aq e hatashme, po aq shpërfillëse dhe po aq ndaresë, sado që shfaqet ndryshe.

Ndonëse në mes ndoshta dy pëllëmbe, vetëm dy pëllëmbë akullnajë, shpirti i lagësht, i turbullt si shtjellat e reve, na bëhet njësh me tërë kallkanin tjetër në trup.

Sa turp, sa turp kur pyetjes “Përse?” i japim vetëm përgjigje iluzioniste. Dhe gjithmonë kështu, kudo kështu, me gjithëkënd e mundshme…