Nënë jam mirë mos vë merak,
dhe bukë e zjarr kam boll,
Jelekun e leshtë e kam në krahë,
jam veshur mirë e nuk jam hollë.
Ti fli e natën mos e gdhi,
as dhe lotë mos lësho,
Mos qaj për mua se të shohin,
si shkëmb në këmbë qëndro.
Ti je nënë e luftëtarit,
armiku dridhet nga tyta ime,
Barut kam zemrën po kam dhe grushtin!
Jam djalë i fortë moj nëna ime.
Ndonjëherë kur sytë i mbyll,
ashtu përmi pushkë mbështetur.
Më vjen si ëngjëll zëri yt,
dhe pak biro ka mbetur.
Kur unë të vi bashkë me shokë,
do të jetë shfarrosur këpucë e huaj!
Me ato duar plot rrudha nënë,
në magje një kulaç gatuaj.
Dhe pak dhallë për shokët shtro,
rreth sofrës plot me dashuri,
Do t’këndojmë këngët e luftës
“Ne vdesim sot për Shqipëri”.
Kur të lexosh këtë copë letër,
Mos harro nënocka ime,
Ti je nënë luftëtari,
Mbahu burrnesh e bëhu trime.




















