Nëna ulur nga oxhaku
shikimin, nga dera tret.
Fëmijët kanë ikur larg
e vetmuar ajo ka mbet ,
Rri dhe numuron trarët:
Ditë dhe netë numuron.
Fëmijët i janë larguar
vetmija , nënën rëndon.
Një nga një ikën fëmijët
vetëm nëna sot ka mbet.
Pa i parë dhe pa i dëgjuar
Dheri, nënën s do ta tret.
Gjallëri nuk ka në fshat
Duket ai si i shurdhuar
Ndonjë plak ka mbetur vetëm
gjithë fëmijët të larguar.
s’ dëgjon zile as këmborë.
Nuk gjen dot një filxhan qumësht.
Ulur nëna tek oxhaku;
e vetmuar rri përgjumësh.
” Mëndjen e kam te ju
Lotët , nënës si janë tharë.
U pres një ditë të vini
T’u shikoj , të shuaj mallë.
Për Mokër dhe Aviacion shkruaj
Flëkë bardhë, e për Mokrën shkruaj.
Shkruaj dhe për Aviacion
Në Mokër linda dhe në aviacion u rrita
Të dyja do t’i kujtoj gjithmonw.
Këmbë zbathur eca rrugëve të Mokrës.
U lodha, nuk thashë kurrë!
Të bukura janë vëndet e mija
me dushk, gjelbërim, lule dhe gurë.
Ndihem krenar, që jam Mokrar!
U linda unë në ato anë.
Me njerës të mirë u rrita
të dashur, puntorë dhe bujarë.
Dollinë mokrare, mësova si të gjithë.
_ Bujrum, mikut i kam thënë.
Nga Mokra i vogël u largova,
por fëmijwrinë, aty e kam lënë.
Në reparte Aviacioni punova;
një jetë të tërë në aerodrom.
Zhurmën e turbinave, ndjej pranë
dhe sot flokë bardhë e në pension.
Në kujtimet e mija, shokët rrinë
pilotë, teknikë e specialistë.
Me ta u rritëm aerodromeve.
Bashkë, burrërorë ecnim në pistë.
Sot unë mokrari, vargje shkruaj!
Për Mokrën dhe Aviacionin hedh kujtime.
Aty gjej rrugëtimin ku kam ecur;
atje është jeta ime.




















