Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Përparim Kabo

696
Sigal

Përparim Kabo

Ti befas u ktheve…

Pas shiut të rrëmbyeshëm…

mendova se ike…

ditët e tua kishin sosur…veshur

me gri gjysmë funebër.

Ti befas u ktheve…

si për të dhënë puthjet e harruara…

…Stina ime….e ngrohtë…

me diejt e fshehur në galeritë

e surprizave…

 

Me ditët e tua të vonuara…

gatuaj fundet e historive…

Vjeshta le të presë edhe ca…

Nuk dua që era t’i shkundë

të gjitha enigmat …

Pret rrushi vreshtave për verën …

Në barqet e boteve do gatuhen

ëndrrat e dashurive të

ardhshme…

 

Sa mirë bëre që u ktheve…!

Si në një stacion treni…ku hypin

vetëm bukuritë…

ditët e fundit me diell na tregojnë…

se është mirë…të ikim nga kjo botë…

duke buzëqeshur e ëmbël belbëzuar…

të dua…

 

pkabo 29 shtator 2019 …një ditë me diell si ditë behari…