Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Kadri Tarelli

485
Sigal

MOS E KËRKO HËNËN!

Mos e kërko hënën, se ajo del natën,

Diellit i i bën shenjë, s’e duron dot vapën.

Syrin i shkel yllit, ta puthë në faqe,

Dhe t’i marrë buzën, që të gjejë paqe.

Të shijojë mjaltin, pikuar nga malli,

Psherëtin si vala, kur shtrihet tek zalli.

PUTHJET MBETUR NË SIRTAR

 

Puthjet hedhur në një letër

Kohësh mbetur në sirtar.

I gjeta në moshë tjetër,

Nën hi, kish ende zjarr.

 

Përmbi zarf mbeta i mekur,

Syri tretur, tregon mall.

Kujtimet nuk kishin vdekur,

Dashuria ishte në hall!

 

Vite shumë kishin ikur,

Loti ndriti nën qepallë

Prushi zemrës s’ishte fikur,

Dashuria ishte gjallë!