Suplement Pena Shqiptare/ Laura Nezha, këtë fundjavë, do të ngjyrosë emocionalisht në Teatrin ‘Migjeni’ Shkodër, me “Mbretëreshën e Bukurisë nga Leenane”.

450
Sigal

 “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane”, e ngjitur në skenë nga regjisori Kiço Londo, do të shfaqet dy ditë rresht në datat 29 dhe 30 mars në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Kjo kryevepër e shkrimtarit britaniko-irlandez Martin McDonagh e ka shijuar suksesin e saj të parë në muajin janar në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.


Aktorja dhe këngëtarja e njohur Laura Nezha, protagoniste me kryerolin e mbretëreshës Maureen, u shpreh gjatë premierës së Tiranës për përgjegjësinë që kishte pasur për rolin dhe dëshirën për të sfiduar. “Ky rol për mua është i vështirë, por është dhe një rritje profesionale. Unë jam e kënaqur se Maureen nuk ka pika takimi me mua, ama ai agresivitet dhe vrazhdësi, që ky rol kërkon çmenduri, më sfidon dhe më pëlqen që duhet ta kërkoj.”, është shprehur tashmë “Mbretëresha” Nezha. Në këtë komedi luajnë edhe aktorët Ermira Gjata, Genci Fuga e Engjëll Hoxha.

Regjisori Kiço Londo e ka risjellë këtë vepër në skenë pas 20 vitesh, me synimin për t’i dhënë një frymëmarrje sa më bashkëkohore veprës, përmes interpretimit të aktorëve të rinj. Gjithashtu vepra vjen e përkthyer me një ligjërim të rrjedhshëm skenik nga Adriana Tolka. Arsyet pse kjo vepër ka “kërkuar” sërish dritën e skenës janë të lidhura me ndjesi të forta emocionale për regjisorin Londo. Ai kujton se “kur ngjita në skenë shfaqjen e parë, para 20 vjetësh, kam qenë me një ekip brilant me Drita Pelingun, Yllka Mujon, Ndriçim Xhepën, Arben Derhemin”.

Komedia e zezë, përherë e suksesshme në skenat e botës


“Mbretëresha e Bukurisë nga Leenane” është një komedi e shkruar nga autori Martin Mekdonah, e cila u ngjit në skenë për herë të parë nga kompania e Druid Theatre në Galluej, Irlandë, më 1 shkurt 1996. Është kandiduar për çmimin Lorenc Olivier si vepra më e mirë dramatike për produksionin e Londrës, dhe produksioni i Broduejit i vitit 1998 u kandidua për 6 çmime “Toni”, duke fituar 4. Kjo komedi tragjike vazhdon të shfaqet me sukses në skenat botërore.

Vepra, e vendosur në malet e Konemarës në kontenë Galluej të Irlandës, rrëfen historinë me nota të errëta komike të Maureen Folan, një grua e zakonshme dhe e vetmuar në të dyzetat, dhe të nënës së saj manipuluese Meg. Ndërhyrja e Megit në mundësinë e parë dhe ndoshta të fundit të së bijës për një lidhje dashurie vë në lëvizje një tren me ngjarje sa komike, aq tmerruese, të cilat çojnë në fundin e pashmangshëm tragjik të pjesës. Dhe është një ngjarje që s’mund të mos lidhet me aktualitetin shqiptar, që të kujton fatin e shumë vajzave shqiptare në provinca në vendin tonë. Në vepër preket dhe tema e emigracionit, e cila është një plagë shumë e thellë që ka lënë gjurmë edhe në jetët e personazheve.

Tragjedia e “Mbretëreshës së bukurisë” Maureen Folan


Maureen Folan është një lëneshë 40-vjeçare që jeton në fshatin irlandez të Leenane, Connemara, në fillim të viteve 1990 me nënën e saj 70-vjeçare Mag, së cilës i rri pranë si kujdestare. Ndërsa Maureen është jashtë, shtëpia Folan vizitohet nga Ray Dooley, një djalë i ri, i cili i fton të dyja gratë në një festë lamtumire për xhaxhanë amerikan që ka ardhur t’i vizitojë. Kur duket se Mag është e paaftë për ta mbajtur mend këtë mesazh, Ray e shkruan për Maureen. Sapo ai largohet, Mag shkatërron letrën duke e djegur në sobë. Pas kthimit, Maureen e këshillon nënën e saj që mos të jetë kaq e varur nga ajo, sikur ajo të ishte një invalide; pavarësisht shpinës së dëmtuar dhe dorës së djegur, Maureen mendon se Mag është e aftë të bëjë më shumë për vete. Maureen ka mësuar tashmë për festën nga Ray, të cilën ajo e takoi rrugës, kështu që ajo e ndëshkon Mag për pandershmërinë e saj duke e detyruar atë të pijë Complan.

Maureen, një virgjëreshë që ka puthur vetëm dy burra, blen një fustan të ri dhe merr pjesë në këtë festë. Ajo sjell në shtëpi vëllanë e madh të Ray-it, Pato-n. Pato është një punëtor ndërtimi, i cili jeton kryesisht në Londër, edhe pse ai është i pakënaqur si atje ashtu edhe në Leenane. Ai zbulon se, edhe pse mezi i ka folur Maureenit në 20 vjet të njohjes, në fshehtësi ka menduar për të duke e konsideruar si “Mbretëresha e bukurisë e Leenane” për një kohë të gjatë.

Ajo e çon atë në dhomën e saj të gjumit. Në mëngjes, Mag zbraz oturakun e saj në lavaman, një zakon i përditshëm që Maureen-in e acaron. Pato del nga dhoma gjumit dhe përgatit mëngjesin për Magin e tronditur. Duke zbuluar këtë, Maureen këmbënguli që ai të mos dalë jashtë. Maureen shfaqet, e veshur vetëm me të brendshmet e saj, dhe vazhdon intimitetin e saj me Pato, në prani të Mag. E zemëruar, Mag akuzon Maureen se ia ka djegur me dashje dorën, duke derdhur vaj të nxehtë mbi të, dhe më pas zbulon se në të vërtetë ajo është përgjegjëse ligjore për Maureen pasi ka firmosur tek një psikiatër anglez.


Kur Mag shkon për të gjetur letrat që e vërtetojnë këtë, Maureen i thotë Patos se Magi e ka djegur vetë veten duke u përpjekur të gatuajë pa mbikëqyrje, ndërkohë ajo pranon se ajo me të vërtetë vuajti një tronditje nervore duke punuar si pastruese në Angli, 15 vjet më parë, kur ajo nuk ishte në gjendje për të duruar ngacmimin e kolegëve të saj anglezë. Ajo pretendon se Mag ndonjëherë përpiqet të tregojë gënjeshtra për të kaluarën, duke menduar se Maureen nuk është në gjendje t’i dallojë ato nga realiteti. Pato tregohet i sjellshëm, duke i thënë asaj se mendimi i tij për të është i pandryshuar.

Megjithatë, kur ai i kërkon asaj të vishet që të jetë sa më ngrohtë për veten e saj, ajo bëhet e pasigurt për pamjen e saj dhe zemërohet. Mag kthehet me dokumentet, por Pato e injoron atë, duke u nisur, dhe duke lënë pas një Maureen të mërzitur, dhe i premtoi se do t’i shkruante asaj.
Pak kohë më vonë, Pato shkruan nga Londra, duke i thënë Maureen-it se do të shkojë të punojë për xhaxhanë e tij amerikan në Boston, dhe ai dëshiron që Maureen të shkojë me të sa më shpejt që të jetë e mundur. Në letër ai shpjegon se e kishte të pamundur të performonte seksualisht atë natë kur ata ishin bashkë, për shkak se kishte pirë shumë. Gjithashtu ai i thotë se do të ketë dhe një festë lamtumire për të.

Ai ia dërgon letrën Ray-it, duke e instruktuar atë që t’ia dorëzojë Maureen-it në dorë. Megjithatë, kur Ray vjen në shtëpi, Maureen është jashtë dhe Magi e bind atë që t’ia japi letrën asaj, duke luajtur me zemërimin e tij që kishte ndaj Maureen-it, për mos kthimin e swingballit të tij që ra në oborrin Folan kur ai ishte fëmijë dhe për mospërfilljen ndaj tij kohët e fundit në rrugë.
Pasi Ray largohet, Mag e lexon dhe djeg letrën. Në natën e festës së lamtumirës së Pato, Maureen është në dijeni të planeve të tij, por supozon se ai nuk është i interesuar të ndjekë një marrëdhënie me të. Megjithatë, ajo i thotë Mag-it se ishte ajo që i përfundoi gjërat me të. Kur vazhdon të flasë për takimin seksual, Mag e ngacmon atë dhe aksidentalisht lejon që ajo të jetë në dijeni të impotencës së Pato. Duke u kapur pas këtij fakti, Maureen torturon Mag me vaj të nxehtë derisa ajo rrëfen ekzistencën dhe përmbajtjen e letrës.

Duke e lënë Mag të përpëlitet në dysheme, Maureen vishet shpejt dhe nxiton jashtë për tek festa. Ajo kthehet në shtëpi pas mesnate, gjen Mag-in të pamundur për të lëvizur dhe i tregon, se ajo e takoi Paton në stacionin e trenit përpara se ai të largohej dhe ata iu dhanë njëri-tjetrit. Mag bie në tokë, e vdekur. Maureen e ka goditur atë me mashë në kokë.
Funeral i Mag-it, u mbajt një muaj më vonë, pas një hetimi që u krye për vdekjen e saj, i cili e nxori Maureen të pafajshme. Atë e vizitoi Ray, i cili i solli lajme nga Pato. Megjithatë, shumë shpejt bëhet e qartë se ribashkimi me Paton ishte thjesht në imagjinatën e Maureen, në fakt ai u largua me taksi pa e takuar atë.

Dhe tani ai është fejuar me një grua, me të cilën kishte kërcyer në festë. Atëherë, Maureen i kërkon Ray-it që t’i jap një mesazh Patos nga ana e saj, “Mbretëresha e Bukurisë nga Leenane” i thotë “Lamtumirë!”. Ray largohet pasi zbulon dhe merr swingballin e tij të humbur. Pasi ka mbetur vetëm në shtëpi, Maureen vesh trikon e Mag-it, ulet në karrigen e saj lëkundëse dhe adapton sjelljet e saj.