Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Haxhi Dikolli

379
Sigal

ASNJËHERË NUK JAM SHQUAR

Kur bëhej fjalë për të zgjedhur në jetë
unë asnjëherë nuk u dallova si i tillë
kur të tjerë mburreshin me “syrin e fortë”
unë zgjedhjet i bëja me “zemër të lirë” .

Kështu nuk dallohem akoma edhe sot
nuk shquhem se bëj zgjedhje kushedi
ca thonë si dikur, se s’jam shumë i zoti
po të tjerë me fjalë më bëjnë perëndi .

Unë vërtet asnjëherë nuk jam shquar
që zgjedhjet ti bëja me shou e zhurmë
përherë kam besuar se syri gënjehet
zemrës i besoj kur dua të zgjedh,unë!

UDHËTIMI I PËRDITSHËM

Hyrë në buzët e mia që digjen
në mishin tim hyrë, në damarë
siç hyn, e rrjedh gjaku në zemër
bëhu “virus”, hyrë në kapilarë

Hyrë në ëndërrën time, që nuk fle
hyrë në shpirtin tim, që të pret
hyrë nga qielli, hyrë si një yll
nga sytë hyrë, gjej aty një shteg

E në mos gjetsh nga të hysh, vërtet
në mos gjetsh, një shteg të vetëm, a një udhë
të tëra në janë zënë, siç ndodh shpesh në jetë?
Atëherë, paska qënë e vërtetë…
… ky, që po të shkruan tani, nuk jam unë!