Meta: Kur ka diplomatë karagjozë, i takon Presidentit të thotë të vërtetën

294
Sigal

Presidenti Ilir Meta, ndërsa komentoi marrëveshjen mes PS dhe “opozitës” parlamentare lidhur me ndryshimet Kushtetuese, tha se është në tagrin e politikës shqiptare të vendosë për sistemin zgjedhor, dhe jo e ndërkombëtarëve, por duhet t´a bëjë duke respektuar rregullat dhe traditën.

“Nuk kam qenë ndonjëherë kundër diplomatëve, por kur diplomatë karagjozë tallen me Kushtetutën, është e drejta e Presidentit që t’i thotë popullit shqiptar të vërtetën”, u shpreh Meta.

Sipas tij, ndryshimet Kushtetuese nuk mund të vendosen nga një mazhorancë sipas interesave të saj.

Në këtë kuadër, Presidenti tha se duhet të respektohen rregullat dhe traditat e deritanishme lidhur me ndërhyrjet në Kushtetutë.