Selami: Ja çfarë më tha Berisha për kandidaturën time kur e takova

477
Eduard Selami: Unë nuk jam krijesë e Berishës edhe pse kam përfituar prej tij, unë kam qenë pjesë aty ku kam qenë themelues. Raporti im me Berishën do jetë raport bashkëpunimi, jo që ai të komandoj. Ai do jetë një zë, unë s’do marrë vendime vetë, por do jetë vendimi i Këshillit Kombëtar. Unë nuk kam biseduar as me Berishën dhe as me Bashën, para kandidimit, e kam takuar pasi shpalla kandidaturën z. Berisha dhe ai më kërkoi takim dhe bashkëbiseduam. Nuk i kam kërkuar asgjë z. Berisha, ai më tha do të jem neutral, unë i thashë, ju mund të shpreni preferencën tuaj, mesa e di unë ju keni preferencë z. Basha, jo më tha.
Sigal