Pas festës madhështore të ditëlindjes, Arilena Ara nis pushimet me partnerin e saj

Këngëtarja Arilena Ara prej kohësh përflitej se është në një lidhje me menaxherin e saj Popi Kola, por kjo është konfirmuar së fundmi përmes postimeve në rrjetet sociale.

Popi organizoi dhe një festë surprizë për ditelindje e partneres së tij, ku në një prej fotove të publikuara nëna e Arilenës shfaqet duke puthur në faqe dhëndrin, duke treguar kështu se lidhja e tyre është bërë dhe familjare.

Sigal

Pas festës, dyshja ka nisur dhe pushimet. Ata ndanë me ndjekësit disa foto në rrjetet sociale ku shfaqen të buzëqeshur në jaht, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja u njoh me partnerin gjatë “X Factor Albania”, kur Popi punonte si asistent i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, e sicc duket nga aty ka nisur dhe historia e tyre e dashurisë.